Open Labs, komuniteti free libre open source në Shqipëri, organizoni edicionin e parë të OSCAL, Open Source Conference Shqipëri, një ngjarje dy ditore dedikuar njohurise se hapur, free software, dhe projektet të tilla si Wikipedia, Creative Commons, Linux dhe më shumë .
OSCAL u mbajtë më 3-4 maj 2014 në Tiranë. Folës të ndryshëm nga vende të ndryshme të Evropës dhe Shqipërisë ishin pjesë e konferencës, duke trajtuar tema të ndryshme në lidhje me burim të hapur. Përvec të ftuarve nga jashte pjese e konfences u bënë dhe përfaqesues nga administrata shteterore.
Zonja Milena Harito Ministria e Inovacionit dhe Zoti Erion Veliaj Ministri i Rinise dhe Mireqenies Sociale, te cilët hapen ditën e parë të konfernces. Fjalimin e zonjes Harito mund ta lexoni ketu
Të ftuar nga jashte si KeyNote speakers ishin:
Erik Albers perfaqesues i FSFE nga Gjermania.
Brian King përfaqesues i Mozilla Foundation.
Kostantinos Boukouvalas nga LPI Greece. Giannis Konstantinidis eshte Fedora Ambassador dhe Localization Contributor (Perkthyes). ALtin Ukshini, Gent Thaci nga Kosova dhe shumë të tjerë nga e gjithë Shqiperia.
Listen e plote të ligjëruesve e gjeni këtu
Workshopet ishin një pjesë shume e rëndësishme e konferencës. Pjesëmarrësit paten mundësi të mësojnë se si të përdorin programe të ndryshme me burim të hapur, ose se si mund të kontribonin në platforma me burim të hapura.
Pjesëmarrja ishte falas. Rreth dy jave para fillimit të konferences të gjithë biletat ishin shiturur.
WikiAkademy Albania dhe WikiAkademi Kosovo u përfaqesua nga Greta Doçi dhe Altin Ukshini, tv cilët mbajten njv prezantim në ditën e dytë te konferences ku u tregua puna e bërë deri tani nga të dy grupet e punës. Ajo Shqiptare dhe ajo Kosovare. Gjithashtu u mbajtën dy workshope rreth Wikipedias.
I pari u mbajt nga Greta dhe Altini rreth editimit te artikujve dhe përdorimit të mark up language në artikujt ekzistues dhe të atp rinj.
I dyti u mbajt nga Arianit Dobroshi workshopi i të cilit ishte më i avancuar për përdorues deri në nivelin administrator në Wikipedia.
Prezantimin dhe workshopet e mbajtur në konference shumë shpejt do të hidhen dhe online në website Oscal.openlabs.cc
Prezantimin e WikiAkademise Shqipare e gjeni më poshtë: